Video emocionuese/ Pacientja i bie violinës gjatë operacionit për heqjen e tumorit në tru

Feb 20, 2020 | 12:13
SHPËRNDAJE

Video e një paciente duke i rënë violinës ndërsa heq tumorin në tru është bërë virale në mediat sociale.

Dagmar Turner u filmua gjatë operacionit në King’s College Hospital në Londër.

Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante në instrumentin e saj për të siguruar që aftësitë muzikore si voliniste profesionale nuk do i dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit.

Tumori, që ndodhej në lobin e saj frontal të djathtë, ishte afër zonëve të trurit, përgjegjëse për koordinimin e lëvizjes së dorës së saj të majtë.

Këto zona janë vendimtare për të luajtur në violinë dhe në disa pika, distanca e tyre nga tumori ishte shumë e vogël.

“Violina është pasioni im. Kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç,”- tha Turner. “Mendimi se do humbja aftësinë për të mos i rënë violinës më thyente zemrën.”

Dhe kjo ide gjeniale erdhi nga kirurgu Keyoumars Ashkan.

“Ne kryejmë rreth 400 heqje tumori në tru çdo vit dhe kjo është hera e parë që një paciente luan në instrument,”– tha ai.

Mjekët arritën ti hiqnin me sukses 90% të tumorit pa dëmtuar aftësitë e saj.

Ajo shkoi në shtëpi me burrin dhe djalin e saj tre ditë pas operacionit.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura