VIDEO/ Emigrantët e “Diciotti-t” transportohen në qendrën e pritjes, priten me protesta

Aug 28, 2018 | 22:43
SHPËRNDAJE

Për 100 emigrantet që ishin në bordin e anijes “Diciotti” hapen dyert e qendrës së pritjes “Mondo migliorè” në Rocca di Papa, një komunë pranë Romës. Refugjatët pritet të qëndrojnë disa ditë në qendër dhe pastaj do të mirëpriten nga dioqezat në Itali që kanë dhënë disponueshmërinë.

Emigrantët po transportohen në qendër këtë mbrëmje, por mes tensionesh. Përreth janë mbledhur protestues me pankarta në duar, një grup që kundërshtojnë ardhjen e tyre dhe një tjetër që i mbështet.

Ndërkohë, 39 emigrantët e tjerë që ishin në bordin e anijes raportohet se do të dërgohen në një qendër pritjeje në Modena, për tu transportuar më pas në Irlandë ose Shqipëri, në bazë të marrëveshjes arritur së fundmi mes qeverive të këtyre vendeve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura