(VIDEO) Koncerti i Dua Lipës/ Elvana Gjata “elektrizon” Tiranën për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nov 28, 2022 | 21:07
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi  në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Koncerti u mbajt në sheshin Skënderbej dhe siç duket edhe nga pamjet, prania e qytetarëve është tejet e lartë.

Me drita telefoni në duar ata kënduan e kërcyen këngë patriotike në shoqërinë e këngëtares Elvana Gjata, në nder të festimeve të Pavarësisë.

Pas Elvana Gjatës sheshin e “ndezi” artistja shqiptare Dua Lipa.

Kujtojmë se ditën e sotme festime për 110-vjetorin e pavarësisë ka pasur kudo në botë ku ka shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura