VIDEO / “Elbasan Arena” u mbyll për futboll, por tani shërben që të bëjnë policët… pompa

Oct 21, 2021 | 23:32
SHPËRNDAJE

Stadiumi “Elbasan Arena” është mbyllur prej disa ditësh për aktivitetet futbollistike. Impianti aktualisht po bën rinovimin e fushës me bar e për këtë arsye është vendosur ndalimi i të gjitha ndeshjeve në këtë stadium që kohët e fundit kanë qenë të shumta edhe për shkak të problemeve të fushave në kryeqytet.

sdfdfdfdf

Por në një video që qarkullon në rrjetet sociale, të publikuar nga vetë Shefi I Rendit në qytetin e Elbasanit, shihet qartë se tashmë ky impiant shërben për “sporte alternativ”. Në video shfaqen policë  teksa bëjnë pompa me një dorë, edhe pse një prej tyre nuk duket se është dakord. “Aha me një dorë nuk e bëj unë”, dëgjohet teksa thotë ai…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura