Video e arrestimit, kush është autori që ekzekutoi 32-vjeçarin në derën e shtëpisë

Mar 21, 2018 | 18:10
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqit, ekzekutuar ne orët e para të mëngjesit të djeshem ne deren e shtepise se tij ne Maqellarë të Dibrës.

arrestim-diber

Pamjet qe shihni me poshte jane momentet kur policia ka vene ne pranga autorin Mahmut Gega, banues në Shupenzë.

vrasja-ne-diber-autori-mahmut-gega-1 vrasja-ne-diber-autori-mahmut-gega

“Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes”- njofton policia.
Nderkohe qe ky person qe shihni ne foto eshte viktima. Banoret e Maqellares jane shprehur se viktima kishte precedente te ndryshem dhe se familjaret e tij kane nje hotel te Llixhat ne Peshkopi.
elsi.jpg-ok-933x445

 

Korrespondenti i “Panorama” raporton se viktima eshte kthyer nga Maqedonia mengjesin e dites se sotme. Nuk dihet me ke ka udhetuar, por besohet se personat qe e kane shoqeruar jane autoret e krimit. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë kur u ekzekutua me armë zjarri.

Informacioni nga policia

Me datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç .

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura