VIDEO/ Eksperimentet e Panuçit “djegin” Shqipërinë, triumfon Skocia

Sep 10, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Shqipëria është mposhtur nga Skocia me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një paraqitje zhgënjyese për skuadrën e Panuçit, e cila përveç rezultatit, nuk bindi as me lojë.

Capture

Pavarësisht shumë përpjekjesh të vendasve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërkohë në minutën e 47-të Skocia kaloi në avantazh, ndërkohë që në minutën e 68-të Naismith dyfishoi rezultatin, duke i siguruar fitoren e parë Skocisë në Ligën e Kombeve.

bandicam 2018-09-10 22-39-10-108

SKOCI-SHQIPËRI 2-0

Përfundon takimi. 

90+1′ Panuçi kryen zëvendësimin e tretë, largohet Veseli, vendin e tij e zë Mihaj.

85′ Shqipëria pajtohet me humbjen. Lojtarët të pafuqishëm për të sulmuar.

80′ Herdi Prenga shkakton faull në hyrje të zonës, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Goditje dënimi në sulm për Shqipërinë. Xhaka nis një top për Memushajt, por ky i fundit gabon në krosim.

69′ Pranë golit të tretë Skocia, por ndërhyrja e Prengës nuk lejon që topi të shkojë drejt rrjetës.

68′ GOL Skocia 2-0. Naismith shënon golin e dytë për vendasit, pas një dalje jo të mirë të Strakoshës. 

67′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Ndoji, vendin e tij e zë Manaj.

65′ Emanuele Ndoji ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

56′ Hysaj merr krahun dhe provon një krosim në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës duke përfunduar jashtë.

55′ Memushaj provon të nisë Balajn, por ndërhyjnë mbrojtësit kundështar, që mbyllin hapësirën.

50′ Mundësi e shkëlqyer për Shipërinë, Balaj gjuan nga brenda zonës, portieri kundështar bën heroin duke pritur një gol të sigurt.

49′ Balaj merr një dhuratë nga mbrojtësit kundështarë, por nuk arrin të përfitojë, pas daljes së portierit mik.

47′ GOL Skocia 1-0. Naismith ndëshkon kuqezinjtë. 

46′ Starton pjesa e dytë, Panuçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj në fushë Prenga.

Përfundon pjesa e parë, dominim i dukshëm i Skocisë. 

41′ Skocia gjen golin e parë, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt.

38′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi, por nuk arrin ta shfrytëzoj siç duhet.

36′ MekDonald provon me një goditje nga distanca, topi shkon mbi traversë.

33′ Gavazaj provon të shpërthejë nga krahu i djathtë, por i vëmendshëm portieri, i cili del dhe kontrollon topin.

28′ Nuk rreshtin sulmet e Skocisë, Robertson hedh një top në zonë, devijin vendimtar i Gjimshitit që dërgon topin në këndore.

24′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit të parë. Melgrei gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi përplaset në shtyllë.

22′ Sabjen Lilaj provon me një goditje drejt portës, por topi është shumë larg kuadratit.

20′ Dominim i frikshëm i vendasve në këto minuta të para.

19′ MekDonald ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

17′ Panik në zonën e Shqipërisë për pak sa nuk na ndëshkojnë skocezët. Gjimshiti bën shpëtimtarin.

16′ Sutar ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Ndojit.

12′ Robertson provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, por për fat të mirë, nuk kroson siç duhet dhe topi del jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.

5′ Përsëri rrezik në portën e Strakoshës, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, por shpëton për mrekulli porta e Shqipërisë.

5′ Pranë golit Skocia, pas një goditje dënimi nga e djatha të MekGregor, por topi grushtohet nga Strakosha në këndore.

3′ Pasime të shumta në mesfushë nga skocezët, ende asnjë rrezik në portat kundështare.

1′ Ka nisur takimi, Skocia luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKOCIA: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

SHQIPËRIA: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.

41442514_175768196587619_2162243290227802112_n

fjskja]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura