VIDEO/ Eksperimenti pa polica i dështuar, tifozët përplasen në fushë

Aug 17, 2018 | 21:44
SHPËRNDAJE

Sot ka filluar sezoni i 80-të i Superligës Shqiptare me kryendeshjen Skënderbeu-Partizani. Ndeshja garantonte spektakël por gjithashtu kanë ndodhur edhe episode që nuk i shkojnë përshtat një fillimi sezoni.

39441640_236777250369524_1455936979257524224_n

Teksa po luhej minuta e 62’ loja u ndërpre për vetëm 2 minuta pasi tifozët e Skënderbeut kishin ndezur tymuese.

39409351_324797538093359_6480727211505614848_n

Ndeshja filloi përsëri për tu luajtur normalisht për 10 minuta derisa situata degjeneroi në me tension në tribuna, tifozët filluan të futeshin në fushë dhe më pas u përleshën me njeri-tjetrin.

39441995_549997902086568_1036810534093062144_n

Pati edhe tifozë të plagosur të cilët u larguan me ambulancë në drejtim të spitalit. Duket se eksperimenti për të mos lejuar policinë e shtetit në stadiume qenka një dështim i madh.


 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura