VIDEO EKSKLUZIVE/ Si u godit trajneri i Partizanit në Laç, ja pamjet e tensionit në tribunë

Apr 29, 2021 | 18:32
SHPËRNDAJE

Një incident i shëmtuar u regjistrua në sfidën Laçi-Partizani, që përfundoi në barazim 2-2. Ilir Bozhiqi, krahu i djathtë i trajnerit Ilir Daja dhe zv.trajneri i Partizanit, u godit me një shishe nga tribuna dhe iu desh ndihma e stafit mjekësor.

tribuna ne lac

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë videon ekskluzive të pamjeve të tensionit në Laç, gjatë momentit të goditjes së Bozhiqit. Në këto pamjet, shihet tribuna e stadiumit e tejmbushur, teksa nuk mungojnë sharjet e shumta, drejt skuadrës mike të Partizanit.

Vlen të theksohet se pritej që sfida mes Laçit dhe Partizanit të ishte e tensionuar, për shkak se gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit, ka pasur deklarata dhe akuza nga klubet kundër njëri-tjetrit.

Klubi i Laçit me shumë gjasa do të jetë pjesë e masave ndëshkimore të Komisionit të Disiplinës, për incidentin e ndodhur në përballjen ndaj të kuqve.

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ U godit me shishe në kokë, trajneri i Partizanit: S’më kishte ndodhur kurrë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura