Video ekskluzive/ Pamjet e autorit që grabiti bankën brenda Hipotekës, si i mban paratë dhe armën

Jan 16, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kjo qe shihni me poshte edhe pamja me e qarte qe eshte publikuar deri tani e autorit qe grabiti agjencine e nje banke te nivelit te dyte e cila ndodhet brenda ambienteve te Hipotekes se Tiranes.

“Panorama” ka siguruar ekskluzivisht videon ku duket autori ende i paidentifikuar i cili largohet permes nje rrugice ne zonen ku ndodhi ngjarja. Ne njeren dore ai mban qesen me para te grabitur dhe ne tjetren, te cilen duket qe e mban ne xhep, ka armen me te cilen ka kercenuar punonjesit e bankes. Ai largohet me vrap, teksa shihet qe ka kapele dhe kapuc ne koke. Gjate largimit eshte shkembyer edhe me nje zonje e cila nuk ka kuptuar asgje.

grabitesi hipoteka

 

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin per te identifikuar dhe kapur autorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura