Video ekskluzive/ Pamjet e autorëve pasi grabitën argjendarinë në Durrës

Apr 20, 2018 | 17:23
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ “Panorama” ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes para dy ditësh të një argjendarie në qytetin e Durrësit. Siç duket edhe nga pamjet më poshtë, fytyrat e dy grabitësve duken qartë, duke u larguar me nxitim pasi kanë kryer vjedhjen.

Grabitja ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar. Policia tha se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë dhe kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitesën.

Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Burime nga grupi hetimor thonë se dy autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme rreth dy kilogramë bizhuteri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura