VIDEO/ “Edhe zotin Egbo nuk e ndihmoi dot Zoti!”, Klodian Duron thumbon Tefik Osmanin me “perlën” e para 17 viteve kundër Tiranës

Mar 18, 2020 | 23:22
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares sonë dhe ish-trajneri i Kukësit dhe Kamzës Klodian Duro është kthyer pas në kohën kur luante. Në arkivë ai ka zgjedhur një golat e tij më të bukur në karrierë kur luante me Partizanin në vitin 2003.

klodian duro

Në një video të publikuar në profilin e tijnë “Instagram”, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit, Elbasanit dhe shumë ekipeve të tjera ngacmon mbrojtësin veteran të Tiranës Tefik Osmanin duke i treguar se 17 vite më parë i ka shënuar teknikut aktual të Tiranës në kohën e një derbi mes bardhebluve dhe të kuqve. Duro shënoi duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga distancë e largët. Në atë vit, Egbo mbronte portën e Tiranës.

tefik osmani

Egbo

“Shikoje Tefik Osmani, edhe zotin Egbo nuk e ndihmoi dot Zoti!”, ironizon Duro duke u kapur pas fjalëve të përdorura shpesh nga tekniku nigerian se suksesin e tij si trajner e mbështet te besimi në Zot.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura