VIDEO/ Maqedonia, Lubonja kundër Ramës: Sillet si babai i gjithë shqiptarëve

May 22, 2015 | 18:35
SHPËRNDAJE

Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi sjelljen e kryeministrit Rama për ngjarjet që kanë ndodhur me shqiptarët në rajon.

Fatos Lubonja

Në komentin e tij në Agon Channel ai thotë se Rama nuk duhet të sillet si babai i gjithë shqiptarëve.

“Shpesh herë Rama bën fjalime ku del si babai i gjithë shqiptarëve, apo bashkuesi i gjithë shqiptarëve. A thua vallë se është në garë për të marrë këtë rol. Edhe së fundmi e tregoi kur tentoi të bashkojë dy liderët e partive në Maqedoni”, shprehet Lubonja.

Sipas tij edhe shqiptarët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre në ngjarjet që kanë ndodhur.

Analisti kritikoi gjuhën e dyfishtë që po përdor Rama, ku nga njëra anë është ajo europiane dhe nga ana tjetër gjuha nacionaliste. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura