VIDEO/ E zë Oxhaku 113-vjeçar, makinisti shpëton për mrekulli

Nov 26, 2015 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një punonjës ekskavatori në Alabama i ka shpëtuar për mrekulli shembjes së një oxhaku 113-vjeçar. Gjatë kohës që ai ishte duke i dhënë goditjen përfundimtare oxhakut, ngrehina bie drejt mjetit të tij duke e zënë brenda.

Sipas televizionit amerikan “CNN”, shoferi ia hodhi vetëm me disa të gërvishtura.

Ngjarja mund të shkonte edhe më keq, tek sa shihen pamjet e oxhakut që shembet drejt ekskavatorit. Më parë, inxhinierët kishin dështuar për ta shembur oxhakun me eksplozivë dhe kërkuan ndërhyrjen e ekskavatorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura