VIDEO/ E vendosën në mënyrë simbolike që të niste ndeshjen, djaloshi nuk përmbahet dhe shënon gol

Aug 27, 2018 | 16:30
SHPËRNDAJE

Një tifoz i skuadrës së Marsejës në Francë ka bërë një veprim që i ka çuditur të gjithë. Ai ishte vendosur në mënyrë simbolike që të niste ndeshjen midis Renes dhe Marsejës por nuk ka bërë vetëm kaq. Ai përveçse nis topin nga mesi i fushës, ka vrapuar drejt portës së Renes dhe lojtarët nuk i ndërhynë.

1052eef25b836c6cc897e48a25406a8f-770x434

Në fund ai shënon një gol dhe feston si i çmendur duke hequr bluzën e tij dhe më pas duke iu drejtuar kamerave. Ky veprim nuk është pëlqyer nga tifozët në shkallët e stadiumit megjithatë ishte një moment që zgjati pak. Ndërkohë ndeshja përfundoi në barazim 2-2.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura