Video e shqiptarëve që terrorizojnë me armë, Policia nxjerr emrat: Ja e vërteta

Sep 20, 2017 | 14:45
SHPËRNDAJE

Policia e Dibres ka reaguar me nje sqarim per te verteten e videos postuar  në portalin online Jeta osh Qef, ku shfaqen disa persona duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

arme

Reagimi i policise:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtia pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”, neni 278 i Kodit Penal, dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve :

E.R, 32 vjeç, banues në Tiranë,

D.H, 29 vjeç,

R.S, 31 vjeç,

E.V, 32 vjeç, të gjithë banues në Dibër.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi M.V, 33 vjeç, banues në Dibër.

Shpallja në kërkim e shtetasve të lartëpërmendur dhe procedimi penal ndaj shtetasit M.V, është bërë pasi në videon e shfaqur në portalin Jeta osh Qef, këto shtetas kanë qëlluar me armë në një mal, akoma i paidentifikuar.

Sipas deklarimeve të shtetasit M.V, kjo video është realizuar në një zonë malore para shumë vitesh.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të lartëpërmendur dhe nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Nga Strukturat e Polisisë së Dibrës vijon puna për përcaktimin e saktë të vendit dhe kohës se kur ka ndodhur ngjarja, si dhe për sqarmin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për ndjekie të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton cilindo të denoncojë rastet e pa ligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura