Video e sherrit me Ballën/ Blushi: Delegat edhe Bukuroshi që votoi Presidentin e Saliut

Feb 13, 2016 | 16:04
SHPËRNDAJE

Deputeti Ben Blushi e ka quajtur proces të trukuar zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e PS, duke akuzuar direkt Ramën se nuk arrin të garantojë as kaq ekuilibër brenda partisë, duke prodhuar një kaos me lista e zgjedhje që pak njerëz i dinë.

Ai ka replikuar me deputetin Taulant Balla që ka ndjekur procesin në këtë zonë, duke i kujtuar se ai duhet të shkojë në Librazhd, ku edhe ka zonën

Blushi: Ti je deputetet i Librazhdit, shko tek zyra jote.

Balla: Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit. Ty të solli në Elbasan procesi i votimit në PS

Ben Blushi
Ben Blushi

Blushi

Delegatët janë njerëz të emëruar që nuk përfaqësojnë totalisht mendimin e PS. Nuk e njoh listën e kandidatëve për delegatë, por njoh një njëri që është i famshmi kryetar i qarkut të Elbasanit që ka luksin të mos votohet, një njeri që në 2007 votoi kandidatin e Saliut për presidenti, ky nuk është në listë, por shkon  automatikisht, ka një status më të privilegjuar si tradhtar i njohur që është, e keni parasysh në 2007 disa deputetë mes të edhe ky bukuroshi i Saliut votuan për kandidatin e Saliut, ky sot është delegat. Një parti me rregulla nuk mund ta votojë një njeri që votoi Saliun dikur në mënyrë të hapur, ndaj ky proces lë shumë për të dëshiruar, më vjen keq që Rama nuk garanton kaq ekuilibër brenda partisë, një kaos me lista e zgjedhje që pak njerëz i dinë, sepse shumica e anëtarëve që më kanë marrë në telefon as e dinë që ka zgjedhje për fat të keq”- tha Blushi.

 

Balla

Më vjen mirë që kolegun Ben Blushi, e solli në Elbasan ky proces kaq demokratik që kolegët e mi që merren 24 orë me këtë proces dhe sqarojnë se si ka vijuar. Pas 2 vitesh mungesë një deputet vjen në zonë për të vëzhguar procesin e pastaj përballet edhe me ata që kanë votuar, por më vjen keq që pamë të njëjtën estradë që e dëgjojmë shpeshherë nga mënyra si flet Sali Berisha, që u zotua se do bënte revolucion për të respektuar statutin e partisë sipas Blushit, por PS nuk ka pasur kurrë më parë një proces kaq të mirëorganizuar që ka nisur prej 6 muajsh. Do ishte mirë që Blushi të kishte ardhur e të bënte detyrën e deputetit që ku nisën anëtarësimet e reja, dhe u mblodhën gjithë propozimet.

Është e turpshme të fyesh partinë tënde kur ke synim të bësh kryetar, nuk shahet partia kur do të bëhesh kryetar, partia duhet se kjo është më e madhja në vend. U fye një koleg si kryetari i qarkut, këta njerëz që bashke me Blushin në 2013 punuan që PS të fitonte, sa për akuzat e tjera janë gërmë për gërmë si fjalët e Saliut, PS respekton cdo normë statutore, nuk ka asnjë kandidat për delegat me rekorde kriminale, por duke qenë se s’vjen në parti, e ke kthyer në turizëm, se kupton që në parti ka rregulla, për zbatimin e dekriminalizimit edhe për zgjedhjet në parti, ky moment u përdor për një qëllim personal, që lidhet me një kërkesë për t’u bërë kryetar partie, por këtë e bën kongresi.

Video e debatit Balla-Blushi, marre nga Report TV

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura