VIDEO e rrallë/ “Shihet si mbledhje familjare” – natën vonë, pesë luanë këlyshë vizitojnë lagjen e banuar

Jan 17, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Pamjet që po pushtojnë rrjetin janë ato të një grupi luanësh, që kanë zbritur në një zonë të banuar në orët e vona të natës.

luane

Fatmirësisht endjen e tyre nëpër lagje e kanë kapur kamerat e sigurisë së një banese dhe kështu pronari i saj vendosi t’i ndajë me qytetarët, si një ndër videot më të veçanta, pasi asnjëherë pesë luanë nuk janë parë së bashku.

“Ne i ndamë videot dhe fotot me disa nga biologët tanë të kafshëve të egra dhe asnjëri prej tyre nuk mund të kujtojë ndonjëherë, nëse kishte parë pesë luanë malorë së bashku në të njëjtën foto ose video,” tha zëdhënësi i Departamentit të Peshkut dhe të Natyrës Wild California Peter Tira.

Në mënyrë tipike, e vetmja herë kur luanët malorë shihen së bashku është ajo gjatë periudhës së çiftëzimit ose kur një nënë po rrit këlyshët.

Në video duket se njëri prej luanëve malorë të kapur në video duket më i madh se të tjerët, kështu që ata supozojnë se njëri është nëna, ndonëse nuk beson se të  gjithë luanët janë nga e njëjta pjellë.

“Potencialisht mund të jenë dy klasa të moshave të ndryshme, disa vjeçe dhe mbase një luan 2-vjeçar që ajo mund të ketë pasur më herët. Nënat gjithashtu ndjekin këlyshët e tyre pas një viti, kështu që edhe një vështrim në këtë lloj mbledhjeje familjare është i rrallë”, tha ai.

Megjithëse luanët malorë janë menduar më parë si jashtëzakonisht të vetmuar, hulumtimet e fundit kanë treguar se ato mund të jenë më socialë sesa mendohej më parë.

Një studim i publikuar në vitin 2017 gjurmoi 13 luanë malesh dhe filmoi sjelljen e tyre, duke zbuluar se kafshët ndonjëherë ndajnë territore.

Kjo nuk do të thotë se luanët malorë janë fluturat shoqërore, por sërish kafshët priren të ndër veprojnë rrallë, gati një herë në 11 ose 12 ditë, por edhe nuk mund të thuhet se ata janë të vetmuar.

KLIKONI KETU PER TE PARE VIDEON: 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura