Video e rëndë/ Pasojat e ngacmimeve në shkollë, 9-vjeçari i kërkon nënës së tij litar për të vrarë veten: Dua që dikush të më vrasë

Feb 20, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

 Persona të shumtë në Australi, përfshirë edhe yje të sportit, i kanë dërguar mesazhe mbështetje për një djalë vetëm 9-vjeç, i cili iu lut nënës së tij për t’i jepte një litar për të vrarë veten , pasi u ngacmua në shkollë për gjatësinë e tij.

Yarraka Bayles, nga Brisbane, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë, pasi e mori atë shkolla.

page-59-780x439

Djaloshi, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij: ‘Më jep një litar, unë dua ta vras veten’.

“Unë dua ta godas veten ën zemër, duka që dikush të më vrasë”, dëgjohet të thotë ai videon e rëndë. Që pas shpërndarjes së videos, për të treguar se çfarë pasojash ka ngacmimi në shkollë, e ëma e djalit ka marrë me mijëra mesazhe mbështetës, përfshirë edhe fëmijë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura