VIDEO E RE/ Sekseri: Po s’ma dhe ‘plaçkën’ rritet çmimi i provimeve

Sep 8, 2016 | 7:59
SHPËRNDAJE

Thellohet skandali me provimet në UBT. Sekseri Besim Nasufi rrit çmimin e provimeve, në rast se vajza në fjalë nuk i jep favore seksuale.

Sërish me zë dhe figurë, u dokumentua edhe pagesa për 3 lëndë të tjera “Taksim”, “Komunikim biznesi” dhe “Menaxhim karriere”.

Për këto provime, pagesa ishte 51.000 lekë, për shkak se sekseri rriti çmimin, pasi bashkëpunëtorja e Fiksit refuzoi të ishte e dashura e tij.

Nga 12 mijë lekë një provim, çmimi e rriti në 17 mijë lekë për një provim. Pra një provim u pagua me çmimin e ri që vendosi sekseri

Ai vazhdon ta ngacmojë vajzën, i thotë “të kam shpirt ty, të dua shumë dhe se do shkosh tek muhabeti im”.

Në këtë bisedë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pagesën edhe për 3 provime të tjera. Për këto tre provime, bashkëpunëtorja e Fiks fare paguan 51.000 lekë.

Gjatë gjithë kohës sekseri ngacmon vajzën, thotë se provimet që ishin me dy profesorët, Bardhin dhe Maksin i ka marrë me notë kaluese. Ndërkohë, bashkëpunëtorja i thotë edhe emrat e dy lëndëve që nuk ka marrë.

Pas disa takimesh dhe pas këmbënguljes së gazetares për të marrë një përgjigje për notat e provimeve sekseri thotë se nuk po çan dot më te pedagogët.

Gazetareve të Fiks fare u kthen lekët për tre provime të mbetura dhe pranon se ka akoma para për të kthyer nga provimet e ngelura

Investigimi 8-mujor i Fiks Fare vijoi për tre net me radhë. Mbrëmjen e së hënës, Fiksi e hapi sezonin e ri me këtë skandal.

Në dy netët e para u transmetua mënyra se si blihen me para nota kaluese për disa provime në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Sekseri ishte dhe personi që bënte fillimisht marrëveshjen.

Për sekserin mjaftonin 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa për pedagogët 100 mijë. Të martën ju kushtua vëmendje edhe mënyrës sesi sekseri kërkonte favore seksuale në këmbim të notave kaluese dhe vendit të punës në fakultet.

Investigimi u mbyll me këto rezultate: U krye pagesa 10 provime dhe morëm 5 provime. U mor notë kaluese për lëndët “Prodhim bimor”, “Drejtim fermash”, “Komunikim biznesi”, “Marketing agar” dhe “Taksim”.

Për Universitetin Bujqësor, “gabimi” i vetëm është se futi studentin në 25 provime njëherësh, pa një vendim të rektoratit pasi studenti kishte ndërprerë studimet në vitin 2009.

Megjithatë, po ky universitet, ka shkarkuar nga puna në muajin korrik të këtij viti dy sekserët, me “akuzën” për përfshirje në afera korruptive.

Në asnjë moment rektori nuk e pranon se sekserët u shkarkuan për shkak të investigimit të emisionit Fiks Fare. Por tregon se kishte indicia të tjera se ata merrnin para për provime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura