Video e re/ Prindërit mësyjnë në fushë, Hasanbelliu: Skandaloze, është vënë në rrezik jeta e fëmijëve

Mar 31, 2021 | 18:43
SHPËRNDAJE

Ka degjeneruar në dhunë sfida e U-19 të Kategorisë Superiore, Football Republic dhe Teutës në kompleksin e ekipit vendas. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, por kur sfida ishte 1-1 arbitri akordon një penallti për Football Republic e cila u shndërrua në gol nga Hodo.


Më pas barazimi 2-2 erdhi nga Elezi në minutën e 93 dhe pas një minute doli me karton të kuq. E gjitha nisi nga pakënaqësia e rezultatit ku një futbollist i Football Republic debatoi me portierin kundërshtar dhe aty nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet. Edhe pse nuk ishte një ndeshje me tifozë për shkak të masave anti-COVID, fansat nuk munguan dhe ishin duke ndjekur edhe pjesën e këtij sherri.

HASANBELLIU

Vlen të theksohet se edhe prindër të lojtarëve të rinj u futën në fushë dhe nisën të konfliktoheshin. “Kam parë videot dhe jam skandalizuar – thotë për “Panorama Sport” presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu – Është jashtë çdo logjike që në një ndeshje fëmijësh të ndodhë kjo. Një mori njerëzisht pra që u vërsulen disa fëmijëve. Nuk më ka bërë kurrë vaki në 22 vite që unë jam në futboll të shoh pamje të tilla te moshat.

Jam i revoltuar sepse është vënë në rrezik jeta e fëmijëve. Kam folur edhe me Redi Jupin direkt pas incidentit dhe i kam kërkuar shpjegime se si mund të luajnë fëmijët nën atë trysni prindërish dhe të afërmish. Nëse ka kaq shumë persona pse dreqin nuk marrin forca policie, apo forca sigurie, por tmerrojnë fëmijët kështu?

sHERRI

Më kanë marrë prindërit të shokuar dhe më ankoheshin se u ishte rrezikuar jeta fëmijëve. E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur, jam vërtetë i nervozuar dhe i neveritur nga ato skena. Kurrë nuk ka ndodhur kjo me fëmijët”, u shpreh presidenti Edmond Hasanbelliu.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura