Video e re/ “Jam miku i shefit tuaj, e i Saimirit”, sherri i Bamllarit me Policinë

Jun 28, 2016 | 7:57
SHPËRNDAJE

Një video e re e publikuar tregon nga afër sherrin mes biznesmenit Altin Bamllari dhe disa punonjësve të Policisë Rrugore.PicMonkey Collage

Forcat e Policisë ndaluan djalin e pronarit të piceri “Era” për shkak se automjeti kishte një gjobë prej 15 mijë lekë të reja të pa paguar.

Videoja amatore e filmuar pranë stacionit të urbanit te Piramida, tregon momentin kur Bamllari debaton me punonjësit e Policisë.

“Nuk ka bërë asgjë djali. Lërë more djalin. Nuk do të vijë se nuk ka bërë asgjë. Ca do ta fusni tani në orën 1 aty që nuk kemi ku të marrim njëri në telefon. Unë jam i mikut tuaj, i Toles (Mithat Tola zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore), juve t’u vije turp. I Saimirit (ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri), i Engjëllushit, e i dreqit e i shejtanit jam”, shprehet Bamllari.

Ndërsa njëri prej policëve dëgjohet teksa mundohet t’i shpjegojë për 150 mijë lekë gjobë, nga mungesa e siguracionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura