VIDEO E RE/ Ja si u rrah drejtori sportiv i Partizanit nga stafi i Tiranës

May 5, 2016 | 1:01
SHPËRNDAJE

Një tjetër video ka dalë nga skenat e shëmtuara të dhunës në “Selman Stërmasi” ditën e sotme. Në videon e parë shihej se si drejtori teknik i Tiranës, Devi Muka qëllonte me grushte një përfaqësues të Partizanit.

Ndërkohë, së fundmi ka dalë edhe videoja që tregon skena të tjera të dhunës absurde në stadiumet shqiptare.

Në këtë video shihet se si është dhunuar drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi. Disa persona e qëllojnë atë me shqelma dhe grushte.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 10 vetë, një prej tyre edhe drejtori teknik i Tiranës, Dejvi Muka. Ndërkohë Klubi i Partizanit ka dënuar dhunën në ndeshjen që përfundoi 2-2, duke shtuar se Tirana nuk respekton as traditën e shqiptarit, mikpritjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura