Erjon Zaloshnja i ftuari i parë në emisionin radiofonik në In radio, ka folur për projektet e tij në lidhje me muzikën rock në Shqipëri. Dihet që ai nuk pranon të pyetet për jetën e tij personale, por një pyetjeje në lidhje me tradhtinë, ju përgjigj.
Pyetja ishte: Sipas një sondazhi, njerëzit që punojnë natën kanë më shumë mundësi të tradhtojnë, si mendon ti ?
Përgjigja e tij të linte të kuptonte, se edhe ndarja e tyre nuk paska pasur lidhje me tradhtinë. Sipas tij, nuk ka lidhje puna natën me tradhtinë, mjafton që personi të jetë i qëndrueshëm emocionalisht.