VIDEO- “E pret humbja”/ Basha i përgjigjet Ramës: E kam mundur njëherë, s’do kacafytemi si gjela sa herë ai…

Oct 22, 2020 | 12:51
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë nga Elbasani sulmoi opozitën. Por sipas Bashës, këto sulme Rama i bën pasi e pret humbja dhe përballja me drejtësinë.

Ndërsa e quan sjelljen e tij rrugaçërore, Basha thotë se nuk është qëllimi të kacafytet me Ramën. Ai shprehet se një betejë e ka fituar ndaj tij dhe përsëri në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë.

“Unë e kuptoj nervozizmin dhe frikën e tij sepse realisht e pret jo vetëm humbja e thellë, por edhe përballja me drejtësinë.

Fjalori tij vulgar dhe sjellja rrugaçërore ka vetëm një qëllim, të më tërheqë mua në një debat i cili është i zbrazët nga substancë. Që duket si kacafytje mes meje dhe atij. Unë nuk jam këtu për tu kacafytur.

Unë nuk jam këtu për tu kacafytur me atë. Kemi pasur një përballje në 2012, e kam mundur dhe prapë do të mund. Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e shqiptarëve.

Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët, gjuhën e baltës dhe për mashtrimet që bën ai, për të hequr vëmendjen nga dështimi i menaxhimit të krizës së pandemisë sulmet ndaj meje janë gjëja më e paktë që do bëjë. Do shikoni çudira të tjera, me shpresën që shqiptarët do ti harrojnë këto gjëra. Sa herë që sillet si klluon, dihet se ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Mos prisni që unë të kacafytëm me të së nuk është luftë gjelash e unë jam model krejt tjetër. Unë besoj se njerëzit nuk mund ti bësh budallenj, nuk mund t’ja shesësh njerëzve sapunin për djathë, i ka dalë kallaji siç thotë populli. Kemi edhe ne faj që i themi i çmendur, por jo jo është hajdut, mashtrues e shkelës i premtimeve, çmendurinë gjoja e përdor për të harruar njerëzit premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet” u shpreh Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura