Video e plotë e sherrit/ Roberti i përmend “akulloren”, Fiori: Jepja gruas tënde se e ke vetëm

Oct 10, 2017 | 23:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gazetarja Fiori Dardha dhe Robert Aliaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në mbrëmjen e djeshme te “Dance With Me” në televizionin Klan.

Debati nisi për dhunën ndaj graave në familjet shqiptare. Ka qenë një fjali e anëtarit të jurisë Robert Aliaj për çiftin Xheni-Benardi, i cili u shpreh se “të paktën me pëlqen që ju të dy kërceni bashkë sepse të gjithë këta hanë dajak nga burrat”.

Pas këtij momenti, ka ndërhyrë ashpër Fiori Dardha.

“Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjerë gruaja jote”, i tha Fiori, Robert Aliajt.

Ndërkohë, Valbona Selimllari i ka dalë në krah dhe ka mbrojtur kolegun e saj Robertin, duke i kërkuar Fiorit që të qetësohej dhe të mos reagonte ashpër.

“Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptarë shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t’u drejtua ty”, u shpreh Valbona Selimllari.

Roberti ka folur përsëri dhe i kërkoi produksionit që t’i hiqte nga dora Fiorit mikrofonin pasi i dukej si “akullore”.

“Çoja gruas tate në shtëpi”, iu drejtua më pas gazetarja Fiori Dardha, duke përplasur mikrofonin.

Valbona Selimallari: Thamë që nuk do ta kalojmë në personale… Vendosi kufij debateve.

Për më shumë lexoni në Panorama Plus

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/video-sherr-ne-dance-with-me-degjenerohet-me-ofendime-personale-fiori-le-spektaklin/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura