VIDEO / E pabesueshme! Lojtarët e Gallatasaraj rrihen mes tyre gjatë ndeshjes dhe njëri merr të kuq… me VAR

Aug 17, 2021 | 0:03
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur sot në kampionatin turk të futbollit në ndeshjen mes Giresunspor dhe Gallatasarajit. Dy futbollistë të Gallatasarajit janë zënë më grushte në mes të fushës ndërsa po luhej ndeshja dhe një prej tyre është përjashtuar me karton të kuq pasi gjyqtari pa pamjet me VAR për të përcaktuar se kush nisi sherrin.

markao

Në minutën e 60 të ndeshjes, mes mbrojtësit brazilian Markao dhe sulmuesit Akturkoglu nisi një debat verbal në distancë. Me sa duket ajo që tha futbollisti turk nuk i pëlqeu mbrojtësit dhe ai shkoi me shpejtësi drejt shokut të skuadrës.

Fillimisht ai e goditi me kokë dhe pastaj e gjuajti me grushte, duke sjellë reagimin edhe të futbollistit tjetër. Lojtarët e Gallatasarajit ndërhynë për t’i ndarë ndërsa në fushë u krijua pak konfuzion. Atëherë gjyqtari vendosi të konsultonte VAR për të kuptuar më mirë situatën dhe pasi pa pamjet, ndëshkoi me karton të kuq Markaon i cili iu drejtua dhomave të zhveshjeve pa diskutuar.


Një episod i çuditshëm por që nuk ndihmoi Giresunspor. Rezultati ishte 2-0 në ato minuta dhe Giresunspor kishte mbetur me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Ndaj thjesht u vendos barazia numerike në fushë, por rezultati nuk ndryshoi e Gallatasaraj e mbylli ndeshjen e parë të kampionatit me një fitore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura