VIDEO/ “E njeh, pritja”, Ronaldo provoi të nervozonte Ibrën. Ja si reagoi bomberi suedez

Jul 8, 2020 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes së djeshme. Zlatan Ibrahimoviç bëhej gati të godiste penalltinë, që do t’i jepte hov përmbysjes kuqezi, ndërsa Ronaldo provoi ta nervozonte, duke karikuar nga distanca Sheznin:

iBRA-Ronaldo

“E njeh, pritja!” Por suedezi nuk e priti aspak mirë dhe fillimisht hakmerret duke e dërguar topin në rrjetë dhe më pas kërkon me sy sulmuesin e Juves, duke ia kthyer me një shikim të vetëm gjithçka donte t’ia thoshte me gojë.

Dhe mes të dyve gjithçka përfundon me nga një buzëqeshje ironike, e cila fatkeqësisht do të jetë edhe e fundit në Serinë A mes Ibrahimoviçit dhe Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura