VIDEO/ E ndëshkoi me karton të verdhë për të bërë foto me të, shikoni skenën e pazakontë me protagonist Kakanë

Oct 30, 2019 | 14:20
SHPËRNDAJE

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë ndeshjes midis ish-yjeve të Brazilit dhe atyre të Izraelit, në një ndeshje bamirësie.New_ALEN9455 (5)

Ndërkohë që ishte minuta e 51’ e ndeshjes që po zhvillohej në Haifa, gjyqtarja e takimit e ndalon lojën për një moment pa arsye, dhe ndëshkon me karton të verdhë Rikardo Kakanë.

Ish-lojtari i Milanit mbeti i habitur nga ky episod, ndërkohë që menjëherë pas kësaj arbitrja nxjerr nga xhepi një telefon dhe i kërkon idhullit të saj një foto.

Kjo skenë ngjalli të qeshura të mëdha në stadium, por njëkohësisht ka filluar të bëjë edhe  xhiron në rrjetet sociale.kaka

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 ne favor të Brazilit, me të gjithë që po flasin vetëm për skenën që ndodhi me arbitren.

Për më shumë shikoni videon:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura