VIDEO/ E merr topin nga porta dhe i driblon të gjithë, Son shënon golin e vitit në Premier Ligë

Dec 7, 2019 | 17:05
SHPËRNDAJE

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Ligë.son

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-0 për “Spërsat”, megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati.

Një gol i shënuar nga Heung-Min Son në minutën e 32’, ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

Sulmuesi korean ka shënuar një supergol, teksa e ka marrë topin nga zona e tij dhe pasi i ka dribluar të gjithë kundërshtarët e ka dërguar atë në rrjetë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura