Aksidenti që ndodhi mbrëmë në Fier, përfundoi me një bilanc tragjik, pasi dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, të tre në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Një prej dëshmitareve banore zonës, tregon tmerrin që ka parë mbrëmë, kur makina përplasi të rinjtë.
Sipas pas makina ishte me shpejtësi dhe i ka marrë zvarrë të rinjtë.
RRËFIMI I DËSHMITARES
Erdhi një makinë me shpejtësi, makina bëri një rrotullime, i mori të dy zvarrë. I përplasi në mur, dola i mbështolla njërin. Doli i gjithë fshati, i morën nëpër makina, por nuk kishin asnjë shpresë.
Po shoferi qëndroi në vend?
Po qëndroi, u hutua dhe ai i shkreti. Pastaj nuk e di se ku iku, se unë po mbaja atë të plagosurin. E mbajta si vëlla në prehër, ça ti mblidhja, kokën a trutë. E mbyti gjaku, më ra të fikët vet nuk mbaj mend gjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al