VIDEO/ E majtë vrastare, ish-sulmuesi i Partizanit shënon gol fantastik ndaj kampionëve të Rumanisë

Oct 17, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i njohur i Kategorisë Superiore Realdo Fili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në takimin e javës së shtatë të kampionatit rumun CFR Kluzh-Botosani 1-1.

botoshani

24-vjeçari përfitoi nga neglizhenca e mbrojtjes së kampionëve në fuqi të Rumanisë duke arritur të godasë fort dhe saktë me të majtën duke e shkundur rrjetën.

Ky është sezoni i dytë që ish-futbollisti i Partizanit dhe Skënderbeut luan në Rumani.

realdo fili gol on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura