VIDEO/ E majta vrastare, mbrojtësi i Kombëtares realizon një supergol nga jashtë zonës

Oct 29, 2019 | 14:17
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares, Besir Demiri, ishte protagonist në triumfin 0-1 që skuadra e tij Zilina arriti në transfertë ndaj Trnavës, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin sllovak.

bandicam 2019-10-29 14-04-42-182

Shqiptari realizoi golin e fitores, teksa në minutën e 44-t, me një gjuajtje të kalibruar me të majtën, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Një supergol që i siguroi 3 pikë të arta Zilinës, që u ngjit në vendin e dytë, me 30 pikë në 13 ndeshje, 2 më pak se kryesuesit e Slovan Bratislavës.

Ky ishte goli i dytë për Demirin në kampionat. Ai u transferua në merkaton e verës nga ukrainasit e Mariupolit drejt kampionatit sllovak, ku veshi fanellën e Zilinës.


Kujtojmë që 25-vjeçari u grumbullua disa kohë më parë nga trajneri Kristian Panuçi në ekipin Kombëtar,  por ende nuk ka arritur të debutojë në një ndeshje zyrtare me fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura