VIDEO/ E gjithë bota e pret në Paris, Mesi i shtang të gjithë me veprimet e tij

Aug 9, 2021 | 19:10
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi pritet që shumë shpejt të kthehet në një futbollist të PSG-së. Lamtumira me Barcelonën tashmë është një fakt dhe vetëm mungon firma në marrëveshjen me parisienët. Por ndërsa të gjithë e presin argjentinasin në Paris, ai duket se nuk ka ndër mend të lëvizë së shpejti nga Barcelona.

mesi

Mesi është filmuar në shtëpinë e tij në Barcelonë, por nuk duket se po bën gati valixhet. Përkundrazi, ai ishte me kostum banje dhe bashkë me familjarët duket se ka kaluar drekën në pishinë. Sjellje që tregon qartësisht se udhëtimi drejt Parisit për momentin nuk është ndër prioritetet e argjentinasi.


Tifozët francezë ndërkohë, prej dy ditësh kanë pushtuar ambientet pranë klubit apo edhe aeroportin e vogël të Burzhes, që përdoret për fluturimet private si ai që parashikohet të sjellë Mesin në kryeqytetin francez kur dy palët të gjejnë akordin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura