Video e frikshme/ Sulm bërthamor Shtëpisë së Bardhë, çfarë llogarish po bëjnë ekspertët

Apr 17, 2018 | 12:22
SHPËRNDAJE

Po sikur te kete një sulm berthamor, me gati me pesë kilogram uranium të pasuruar më parë, të leshuar nga terroristët, me objektiv Shtëpinë e Bardhë? Kjo pyetje i ka shqetësuar ekspertët për një kohë të gjatë.

1

 

Ekspertët amerikanë po bejne gjithe llogarite e mundshme dhe kane postuar edhe nje video, se cfare do te ndodhte ne nje shperthim te tille prane Shtepise se Bardhe.

Ata modeluan historinë e sulmeve bërthamore nën skenarin e Planifikimit Kombëtar, duke nënkuptuar një kërcënim terrorist bërthamor, me qëllim që të gjejnë mënyrën më të mirë për zyrtarët e sigurisë kombëtare që të testojnë reagimin e tyre ndaj sulmit të supozuar përpara se të përballen me kërcënimin real.

Videoja, e ngarkuar në kanalin YouTube të Science Magazine, tregon shpërthimin e ndërtesave, duke lënë qindra mijëra njerëz të vdekur, të tjerë që iknin në vendin e ngjarjes dhe kërkonin ndihmë mjekësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura