Video e frikshme/ Çfarë ndodh me Tokën kur Dielli vdes?

Dec 7, 2019 | 19:03
SHPËRNDAJE

Të gjitha gjërave të bukura i vjen fundi një ditë dhe këtu nuk bën përjashtim as Dielli ynë, i cili ruan tërë jetën në tokë. Observatori Evropian Jugor (ESO), ka krijuar një vizualizim të frikshëm se çfarë do të ndodhë me Tokën, kur ylli ynë të vdesë.

Yjet ushqehen nga hidrogjeni, të cilin e djegin me një shpejtësi të jashtëzakonshme deri sa gazi të mbarojë, pikë në cilën ata zgjerohen qindra herë në madhësi, duke u shndërruar në gjigantë të zjarrtë që gllabërojnë gjithçka ndodhet në rrugën e tyre.

5de8f38185f54017886bbae9

Në videon e paraqitur nga ESO, duket se kjo do të jetë edhe ajo që do të ndodhë me Tokën. Është vetëm çështje kohe përpara se Dielli ynë të arrijë këtë fazë të jetës së tij (në rreth pesë miliardë vjet, kështu që nuk ka shkak për panik të menjëhershëm).

Këta gjigantë të kuq derdhin përfundimisht shtresat e tyre të jashtme, duke lënë pas bërthamat e tyre të djegura, ultra të dendura, dhe më pas quhen xhuxhët e bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura