Video e dhunës, psikologia: Te fëmija lë pasoja të rënda

Jun 21, 2016 | 22:51
SHPËRNDAJE

E ftuar në studion e emisionit “STOP”, psikologia Denada Toçe, u shpreh se pasojat tek fëmija 3-vjeçar janë të pallogaritshme. Ajo ngre alarmin se nëse ky rast nuk ndëshkohet siç duhet, kjo sjellje do të përsëritet.

denada femija

“ Ne kemi vrarë dhe dhunuar ndërgjegjen e shqiptarëve nëse nuk dënohet siç duhet ky rast”- thotë ajo.

Ashtu siç kanë reaguar të gjithë lidhur me këtë rast, edhe Toçe shprehet se përjetimi ka qenë tepër i dhimbshëm dhe reagimi tepër agresiv, pasi ai fëmijë nuk ishte vetëm i atyre dy prindërve, por ishte i saj dhe i të gjithë prindërve të cilët kanë fëmijë dhe që mendojnë se po i çojnë për t’i edukuar nëpër këto institucione.

“Jemi në një uri edukimi. Jemi në një uri dhe urgjencë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”- theksoi ajo.

Psikologia u shpreh gjithashtu se dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve lë pasoja të rënda tek ata me kalimin e kohës dhe se kjo dhunë ndikon edhe në formimin e personalitetit të tyre.

“Nëse fëmija ka shenja në trup, dhuna është permanente (e përhershme). Dhuna  sidomos tek fëmijët e vegjël shoqërohet me trembje natën, qarje, sjellje e pagjumësisë si dhe shpërthime zemërimi. Një fëmijë i dhunuar është një fëmijë i cili do të jetë pjesë e një stresi posttraumatik. Një fëmijë mund të harrojë për momentin, por këto do të jenë pjesë e formimit të personalitetit të tij, sidomos në tre vitet e para.”

stop1

 Ajo u shpreh gjithashtu se do t’i mundësojë prindërve të 3-vjeçarit konsulta dhe kontroll të fëmijës.

 “Jam e gatshme që t’i bëj një vlerësim djalit, do të kontaktoj vetë me prindërit. Si pjesë e shoqërisë civile ne do të marrim një angazhim që të mund ndjekim vetë këtë gjë, sa të dalë një projektligj që mund të mbrojë jo vetëm atë, por çdo fëmijë tjetër që sot gjendet nëpër institucione i pambrojtur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura