Video e dhunës, policia jep njoftim: Hetim në gjendje të lirë 5 djemve, çfarë i bënë bashkëmoshatarit

Oct 10, 2019 | 12:44
SHPËRNDAJE

Pese persona te mitur jane ne hetime ne gjendje te lire ne Cërrik, pasi kane dhunuar bashkemoshatarin e tyre duke e plagosur pas nje sherri per motive te dobeta. Video e dhunes u publikua ne mediat sociale.

policia 3

“Në lidhje me videon e publikuar ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, tha policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura