VIDEO/ E dënuar për blerje votash, arratiset politikania. Dalin pamjet si mundi të shpëtonte nga gardianët

Oct 5, 2019 | 8:16
SHPËRNDAJE

634309_1

Një politikane kolumbiane, Aída Merlano, e cila muajin e kaluar u dënua me 15 vjet burg për krijimin e një skeme blerjeje votash në zgjedhjet e përgjithshme të Kolumbisë në vitin 2018, ku ajo fitoi edhe një vend në Senat, është arratisur nga burgu dhe gjithcka është kapur në kamerat e sigurisë, raportojnë mediat e huaja.

Tani, 43-vjeçarja është në arrati, pasi i shpëtoi gardianëve që e ruanin në Bogota teksa ishte dërguar nga burgu tek dentisti.

Në pamjet që janë publikuar nga mediat në internet, mund të shihet politikania e ulur në karrigen e dentistit dhe përfiton në një moment kur një punonjëse del nga dhoma, e ajo lidh shpejt e shpejt një litar të kuq në një tavolinë dhe e hedh jashtë dritares nga e cila mundi të arratisej.

aida-merlano javier_guillermo_cely_barajas

Të enjten, Interpol nxori njoftimin e kishte ngritur alarmin portokalli duke paralajmëruar se Merlano përbënte një kërcënim serioz dhe urgjent për sigurinë publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura