VIDEO/ Dy traversat dhe loja e mirë nuk mjaftojnë, Partizani mposhtet edhe në sfidën e kthimit

Jul 19, 2018 | 22:09
SHPËRNDAJE

Partizani u mposht me rezultatin 2-0 në sfidën e kthimit ndaj Mariborit, duke u eliminuar kështu në raundin e parë të Ligës së Europës.

partizani2

Edhe pse takimi u fitua nga skuadra sllovene, loja e të kuqve ishte bindëse. Atanda në pjesën e parë dhe Abdurahimi në pjesën e dytë tronditën traversën e portierit Handanoviç por pa arritur të shënonin.

sasa

Dervisheviç dhe Tavarez ishin autorët e golave për sllovenët. Kujtojmë që goli i dytë i Mariborit u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes.

rasti

Pas këtij eliminimi, Partizani do të fokusohet në përgatitjet për sezonin e ri, pasi në sfidën e parë të kampionatit e pret Skënderbeu i Orges Shehit.

MARIBOR-PARTIZANI 2-0

Dervisheviç 31′, Tavarez 90+3

KOMENTI LIVE: 

90+3′ GOL Maribori 2-0. Bomberi i skuadrës Tavarez ka dyfishuar rezultatin pas një lëvizje mjaft të bukur brenda zonës, e dërgoi topin poshtë këmbëve të Hoxhës. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Pranë golit të dytë Maribori me Tavarez, gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën.

84′ Goditje dënimi për Mariborin, në limitet e zonës. Gjuajtja e Zahoviç grushtohet mjaft bukur nga Alban Hoxha.

79′ Pranë golit Partizani. Gjuajtja nga jashtë zonësh e Telushit është pritur në mënyrë mjeshtërore nga Handanoviç.

77′ Hila provon me një gjuajtje, portieri Handanoviç devijon në këndore.

76′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e zë Nikoliç.

70′ Pa fat Partizani. Travrsa e dytë në këtë takim. Abdurahimi gjuajti fuqishëm nga goditja e dënimit, topi u stampua në traversën e portierit Handanoviç.

traversa e Abdurahimit on Vidnews.

66′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Progni, vendin e tij e zë Kalari.

59′ Përsëri sllovenët me Zahoviç, i cili nuk ka arritur të shmangë Hoxhën në hyrje të zonës.

58′ Pranë golit të dytë Maribori, traversa i mohon avantazhin e dyfishtë. Shpëton për mrekulli porta e Alban Hoxhës.

55′ Aksion nga e majta i Bardhit, i cili vonohet shumë dhe humb kohën për të harkuar në zonë duke shpërdoruar një mundësi të artë.

56′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, në vend të tij Abdurahimi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Maribor-Partizani 1-0. 

45′ Akordohet një minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

41′ Kramariç provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

31′ GOL Maribori 1-0. Dervisheviç shënon me një gjuatje nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin Alban Hoxha. 

29′ Kroson Asani nga këndi, topi shkon tek Atanda, i cili gjuan me kokë, por pret portieri Handanoviç.

28′ Goditje dënimi për Partizanin. Trashi kroson nga e majta, topi devijohe në këndore.

24′ Tjetër goditje këndi për Partizanin. Topi devijohet në trupin e Gojkoviç dhe përfundon në duart e portierit Handanoviç.

22′ Sllovenët provojnë të rrezikojnë me një goditje dënimi nga e majta, krosimi kontrollohet nga portieri Alban Hoxha.

20′ Minuta të mira për skuadrën e Gegës, Telushi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.

17′ Partizani fiton goditje e parë nga këndi. Topi shkon te Gojkoviç, i cili godet me kokë, atje ndodhet edhe Atanda, i cili godet traversën. Më pas largojnë  mbrojtësit e Mariborit. Aksion i artë për të kuqtë.

11′ Maribori kërkon të rrezikojë me një top të gjatë drejt zonës për sulmuesin Zahoviç, topi grushtohet nga Alban Hoxha.

10′ Minuta të qeta, topi qarkullon në mesfushë nga të dyja skuadrat, ende asnjë rast i rrezikshëm.

5′ Partizani ushtron presing lartë, sllovenët e qarkullojnë mirë topin.

3′ Progni merr një top të mirë nga mbrojtja, por gjyqtari akordon faull në sulm.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Maribori: Handanoviç: Suler, Milec,  Vrhoveç, Viler, Derviseviç, Kramariç, Hotiç, Zahoviç, Mlkar.

Partizani: Hoxha, Gojkoviç, Atanda, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Mala, Hila, Bardhi, Asani, Progni.

partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura