VIDEO/ “Duan lëkurën? Vetëm kjo na ka mbetur”- Zvarritja nga Kadastra, qytetari revoltuar hipën mbi kangjella: Na plasët shpirtin, na morët frymën

Sep 24, 2021 | 14:57
SHPËRNDAJE

Ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të Kadastrës së Vlorës ka sjellë vonesa në dhënien e dokumentacioneve për qytetarët.

Zvarritja nga ky institucion mungesa e një përgjigje ka sjellë revoltimin e qytetarëve.

Mynyr Aliaj, nuk është lejuar ditën e sotme të hyjë brenda Kadastrës, ka tentuar të futet brenda në institucion nga kangjellat, por është ndaluar nga rojet.

“Na plasët shpirtin, na e keni sjellë në majë të hundët. Ne thamë shpëtuam nga burokracia, na morët frymë, katër muaj, për kaq gjë. Çfarë duan? Lëkurën? Vetëm kjo na ka mbetur. U bëtë të ligj”,– dëgjohet duke bërtitur qytetari.

Pas zbriti nga kangjellat në një prononcim për gazetarët, qytetari tha se “po vërdalloset” nga Kadastra dhe prej 6 muajsh pret për të marrë një dokument.

“Pse na bien vërdallë? Duan lëkurën? Para? Lëkura na ka ngelur. Çfarë të bëjmë, kam 6 muaj që pres të marr një dokument,”– shprehet Mynyr Aliaj.

Ndërsa një qytetar tjetër deklaroi: “Kam 3 vite që kërkoj certifikatën e shtëpisë. Nuk ma japin, I kam bërë të gjitha dokumentet, kam paguar taksën. Para një jave na thanë është për firmë tek drejtori”.

Këtë të premte në institucion është bërë edhe prezantimi i drejtorit të ri, Reinard Meta, I cili u emërua në detyrë pas depozitimit të dorëheqjes nga Klodian Troci, i cili drejtoi institucionin për 9 muaj.

Dorëheqja e Trocit, ka pasur si motivacion arsye familjare, ndërsa dorëheqjet kanë nisur në disa prej institucioneve të Vlorës, pas largimit të Damian Gjiknurit si drejtues politik.

Një ditë më parë, dorëheqjen ka depozituar edhe Afrim Qendro nga posti i zv/ kr të bashkisë Vlorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura