VIDEO/ “Dua të jenë të troçta”, Rama ndryshon taktikë me komentuesit në Facebook, tani do të…

Aug 31, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot në Facebook një rubrikë të re ku u kthen përgjigje me video komentuesve të ndryshëm, dhe jo më duke replikuar me ta.

Rama në përgjigjen e tij bën shpjegime për pyetjen që kanë bërë në kohë të ndryshme, duke sqaruar për çdo gjë që ata e kanë pyetur.

Postimi i Ramës

Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta.

Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit

Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura