VIDEO/ Dreka në Hoxharë, Rama preferon ullinjtë: Jepja Eglantinës, se ha shumë

Apr 7, 2017 | 13:41
SHPËRNDAJE

Pasi ka ndarë tapitë në Cakran, kryeministri Edi Rama ka drekuar në familjen e Shahin Bashës në Hoxharë.rama per dreke

Rama ka zgjedhur ta ndajë live me ndjekësit e tij në FB gjithë drekën, ulur në tryezë në krah të ministres Gjermeni dhe zonjës së shtëpisë.

Në kohën që ndaheshin pjatat, Rama ka nisur batutat dhe i ka sugjeruar vajzës që t’ja kalojë pjatën ministres Gjermeni. “Kaloja Eglantinës se ajo ha shumë”- ka thënë Rama.

Dreka, nga e cila Rama ka preferuar të shijojë me shumicë kryesisht ullinj, ka kaluar mes batutash.

“Ti je burrë shtëpie sa hap derëne jashtë, brenda saj je ushtar, ja kush komandon”- thotë Rama, duke i rrahur shpatullat zonjës së shtëpisë.

rama per drekkkk

“Ashtu është, ushtar, ushtar jemi të gjithë”- tha më tej ai.

“Në familjen e Shahin Bashës në Hoxharë ku shkatërrimi nga përmbytja i ka lënë vendin normalitetit falë solidaritetit, nga momenti i parë deri në dëmshpërblimin e plotë nga qeveria. Bashkë për Shqipërinë që duam”- shkruan Rama.

per drek ramaa

Poshtë videos janë lumë komentet, që nga urimet dhe falenderimet për kryeministrin qe nuk e ka pasur kurre me pare vendi, deri te krahasimi me Enverin.

“Fiks si Enveri”- i shkruan dikush.

“Te lumte kryeminister, ha behu daulle”- i shkruan nje tjeter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura