VIDEO- Drejtori i ‘News24’: Kam mesazhe me deputetë të PS, janë kundër këtij sulmi të Ramës ndaj Presidentit të “Hysenbelliu Group”. Veprimet e paligjshme do shkojnë në Strasburg, dëm ekonomik për qytetarët

Dec 1, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Drejtori i Informacionit të News24, Robert Rakipllari deklaron se sulmi i Qeverisë në Prestige Resort këtë 1 dhjetor është hakmarrje e palogjikshme. Ndër të tjera, Rakipllari ka zbuluar se ka mesazhe dhe komunikime me deputetë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste që janë kundër kësaj sjellje të qeverisë ndaj Presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, për shkak të vijës editoriale të mediave që ai drejton.

Ndër të tjera Rakipllari u shpreh se me këtë sulm, Kryeministri Edi Rama po bën një dëm shumë të madh ekonomik pasi kjo çështje do të shkojë në gjykatë, madje deri në Gjykatën e Strasburgut, dhe më pas shpërblimin do ta paguajnë qytetarët shqiptarë për këto veprime arbitrare, të paligjshme dhe banditeske.

Deklarata e Robert Rakipllarit:

Kam mesazhe komunikime me drejtues e deputetë që shprehin hapur kundërshtinë për këtë akt të kryeministrit Rama. Publikisht nuk e thonë e ky është dikaturat i bëjnë këto, regjimet autoritare i kanë këto pasoja.

Unë kam komunikme dhe ka shumë deputetë e zyrtarë të PS që janë në kundërshtim të plotë me këtë akt skandaloz që po ndodh ndaj një institucioni të rëndësishëm në vend se është një media.

Sot në këtë mënyrë i jepet mesazh të gjithëve jo vetëm mediave por dhe eliës e të gjithëve që kush guxon e flet ndryshe nga kreu i këtij regjimi është i dënuar ta pësojë në këtë mënyrë, është mesazh kërcënues për të gjithë.

Nuk ka njoftim se është shumë e thjeshtë nuk kanë ca njoftimi të cojnë është gjithcka e ndërtuar me leje, ajo s’është ndërtuaer sot por që në 2016. Ka qenë vetë kryeministri e mbasasdorë të huaj.

Veprophet në mënyrë banditeske për të shkatërruar, veprim tipik hakmarrës pa logjikë.

Shteti i së drejtës këtu ka vdekur. Cfarë letre te cojne? Letrat do i jepnin të drejtë kompanisë të shkonte në gjyq e cdo gjykatës normal do e bllokonte.

Këto veprime  të palgijshme do shkojnë në Strasburg e do shpërblehen por do paguhen nga qytetarët këto para, dëme nga të gjitha anët.

Sulm nga pikëpamja ekonomike dhe veprim banditesk.

Pasojat financiare do jenë për qytetarët që do paguajnë këtë sulm.

Hakmarrje e pastër, hakmarrja ka shkuar në nivele të paimagjinueshme se të bësh veprime të tilla skandaloze, kur bëhen procedurat pastaj vepron shteti, por të veprohet në këtë mënyrë është hakmarrje e palogjikshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura