VIDEO dramatike pas shpërthimit në Bejrut/ Shihni se si babai reagon i traumatizuar me të birin në krah. Përpiqet ta fshehë në…

Aug 4, 2020 | 23:04
SHPËRNDAJE

Teksa numri i viktimave në Bejrut vazhdon të rritet, në rrjetet sociale është publikuar edhe një video të një babai me të birin e vogël që ndodhet brenda një apartamenti.

bejrut-ffoto-kryesore

Teksa dëgjon shpërthimin e fuqishëm, babai bën përpjekje dramatike për të fshehur të birin. Në një moment, ai e vendos poshtë tavolinës.

Teksa përqafon të birin për ta qetësuar, babai thërret: “Zoti është i madh, Zoti është i madh”.

Dy shpërthimet e fuqishme që tronditën Bejrutin pasditen e kësaj të marte, shkaktuar mbi 50 të vdekur dhe rreth 3 mijë të plagosur, qindra prej të cilëve të shtruar nëpër spitale.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike në afërsi të portit detar, i cili është rrafshuar nga shpërthimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura