VIDEO/ Dorëzohen në polici, cilët janë dy italianët që ekzekutuan shqiptarin në mes të sheshit në Bari

Aug 3, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Dorezohen ne polici dy persona, qe kane pranuar se jane ata ekzekutoret e shqiptarit 24 vjecar Viktor Picaku, i cili u qellua per vdekje ne mes te sheshit Abbazia, ne Corato te Barit.

Kane qene dy persona me motor qe e ndoqen nga pas dhe e qelluan pas shpine, duke e qelluar me dy plumba, ne koke dhe mushkeri.

Mediat italiane bejne me dije se autorët e vrasjes jane tashme ne polici. Dy autorët e dyshuarit të vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar, janë identifikuar si  Domenico Manzi, 21 vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 29 vjeç.

Ata jane dorezuar mbreme vone ne polici, nderkohe qe sot janë transferuar në burgun Trani në pritje për tu marrë në pyetje nga prokurori Raffaella De Luca. Lidhur me motivin nuk ka ende asgje zyrtare, ndonese theksohet se pista me e forte mbetet ajo e nje krimi per ceshtje pasionale.

***

Ne kete video, publikuar ne mediat italiane, e qe thuhet se eshte marre nga kamerat e sigurise, duket momenti i vrasjes se shqiptarit.

Viktori eshte ai qe lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, në mes të sheshit, ndërsa qellohet me arme, nga nje motor qe ishte ndaluar aty prane.

karabinieri

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, per te riun shqiptar nuk mund te behej dot asgje, pasi kishte marre plage vdekjeprurese ne koke. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autoret.

Nderkohe qe mediat italiane bejne me dije se shqiptari i ekzekutar eshte Viktorian Pikaku, por nuk ka asnje te dhene per identitetin e autoreve.

Picaku-1

Shqiptari kishte precedente per krime te vogla, por nuk ishte pjese e ndonje grupi apo bande kriminale. Nderkohe qe hetimet perfshijne nje vrasja për motive pasionale, pasi dyshohet se i riu ka mbrojtur nje vajze.

4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura