VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana mposht Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë

May 16, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Tirana u shpall kampione e Kategorisë së Parë, teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 2-0, në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena” Pas sigurimit të Kategorisë Superiore, skuadra e Ze Marias fitoi edhe trofeun e Kategorisë së Parë, i cili vlen 30 milionë lekë.

Kastrioti

Bardheblutë e dominuan takimin dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitimin e këtij trofeut, përballë triumfuesve të Grupit A. Ishte Bedri Greca heroi i sfidës që i dha fitoren bardhebluve në minutat 64 dhe 73.

ft

Kujtojmë që të dyja skuadrat, si Tirana dhe Kastrioti do të militojnë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Krutanët pas 4 vitesh, ndërsa kryeqytetasit qëndruan vetëm 1 vit në të Parën.

Greca

TIRANA-KASTRIOTI 2-0

Greca 64′, 73′

Përfundon takimi në “Elbasan Arena”.  

90+1′ Zëvendësim i tretë te Tirana, largohet Asjon Daja, në fushë Muçi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Tirana, largohet Halili, vendin e tij e zë Çelhaka.

82′ Pranë golit të tretë Tirana me Sentamun, futbollisti bardheblu tregohet egoist dhe shpërdoron një rast të artë.

81′ Maveje provon me një goditje nga jashtë zonës, por pa rrezikuar portën e Kukës.

77′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Greca, vendin e tij zë Bardhi.

77′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Malindi, vendin e tij e zë Vatnikaj.

73′ GOOOOOOL Tirana 2-0. Përsëri Greca, i cili pas topit të krosuar nga Karabeci, ka përfituar dhe nga dalja huq e Sentamut, shumë pranë vijës fatale nuk ka falur, duke dyfishuar rezultatin. 

68′ Tirana nuk është e kënaqur me avantazhin e një goli dhe është në kërkim të golit të sigurisë. Sentamu provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkon në duart e portierit Kuka.

64′ GOOOOOOL Tirana 1-0. I përhershmi Bedri Greca ka kaluar në avantazh bardheblutë. I pamarkuar në zonë dhe i vetëm me portierin Kuka, sulmuesi nuk ka falur, duke zhbllokuar rezultain. 

62′ Zëvendësim i dytë te Kastrioti, largohet nigeriani Olajeni, vendin e tij e zë 21-vjeçari Neziri.

61′ Provon edhe Greca, por topi është grushtuar nga portieri Kuka.

58′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Mulaj, vendin e tij e zë Caca.

58′ Grent Halili provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

55′ Mulaj ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Tirana pretendon për 11-metërsh, pas një rrëzimi të Maveje në zonë, por për gjyqytarin Jorgji gjithçka ka qenë e rregullt. Protestojnë bardheblutë.

47′ Çfarë shpërdoron Tirana me Halilin! Nuk ka arritur sulmuesi bardheblu që nga 11 metra ta dërgojë topin në rrjetë. Ka provuar edhe Sentamu me rofeshatë, por jashtë kuadratit.

47′ Karabeci kroson rrezikshëm në zonë për Halilin, por largojnë mbrojtësit e Kastriotit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Tirana-Kastrioti 0-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Karabeci provon të surprizojë me një goditje nga distanca, por jashtë kuadratit.

43′ Olajemi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një veprimi të gabuar ndaj Grecës.

41′ Marku dëprton bukur në zonë, por ka dalë portieri Ilion Lika, duke neutralizuar rrezikun.

35′ Marvin Turtulli shfaqet sërish dhe gjuan me kokë pas krostimit të Karabecit nga këndi, por nuk kordinohet siç duket dhe topi përfundon jashtë portës së mbrojtur nga Kuka.

30′ Asion Daja nëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrje së gabuar ndaj Çutrës.

29′ Rrezikshëm Tirana me Asion Dajën, i cili provon me një gjuajtje me kokë nga 12 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

23′ Toni Maveje ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit Enea Jorgji.

22′ Hoxha provon me një krosim nga e majta, por totalish i gabuar shërbimi i mbrojtësit.

16′ Përseri rrezikshëm Kastrioti, Çutra provon me një goditje mjeshtërore nga distanca, Lika largon topin në këndore.

15′ Greca provon me një gjuajtje në afërsi të pikës së penalltisë, pas topit të kthyer nga Sentamu, por gjuajtja e tij ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

9′ Reagon Kastrioti me Taulant Markun, i vetëm përballë Likës, sulmuesi ka gabuar, duke humbur një rast të shkëlqyer.

7′ Përsëri Tirana, pas një krosimi nga e djatha, topi ka shkuar te Sentamu, i cili ka gjuajtur, por gjuajtja ka përfunduar mbi kuadrat.

2′ Pranë golit Tirana me anë të mbrojtësit Turtulli, por gjuajtja e qendërmbrojtësit ka përfunduar jashtë kaudratit.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana: Lika, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Kërçiku, Maveje, Sentamu, Karabeci, Daja, Greca, Halili. Trajner: Ze Maria

Kastrioti: Kuka, Hoxha, Çela, Lila, Mulaj, Olajemi, Mziu, Lilaj, Çutra, Marku, Malindi. Trajneri: Samuel Nikaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura