VIDEO/ Dopieta e Enis Bardhit ndal Atletikon, skuadra e Simeones humbet terren për kreun

Oct 28, 2021 | 23:46
SHPËRNDAJE

Atletiko Madrid ka barazuar 2-2 m Levantën në sfidën për javën e 11-të të La Liga-s. Në këtë sfidë, protagonist absolut ishte mesfushori shqiptar Enis Bardhi i cili realizoi dopietë.

bardhiFillimisht ishte Grizman që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 12-të duke goditur saktë me kokë pas një krosimi të Felipe. Në minutën e 37-të, Enis Bardhi barazoi shifrat duke  treguar i saktë nga pika e 11-metërshit.

Atletiko gjeti sërish golin e avantazhit në minutën e 76-të me anë të brazilianit Kunja. Simeone u detyrua të lërë fushën 9 minuta nga fundi pasi u ndëshkuar me karton të kuq për protesta. Në minutën e 90-të, Bardhi barazoi shifrat duke shënuar sërish nga pika e 11-metërshit.

Një barazim që nuk i hyn aspak në punë Atletikos që e rendit në vendin e 6-të me vetëm 19 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura