VIDEO/ ‘Dona e Portokallisë’ kërcen në mes të rrugës, e ndalon polici dhe i propozon për martesë

Apr 29, 2016 | 12:05
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur si ‘Dona e Portokallisë’ ka bërë një ‘çmenduri’ disa ditë më parë në rrugët e Tiranës.

Oriana Cama ka dalë në rrugë me një kaskë në kokë dhe ka nisur të kërcejë nën ritmin e muzikës që kishte vënë në sfond.

Por nuk ka vonuar shumë të vijë policia dhe ta ndalojë atë. Por jo vetëm kaq…duket se një nga policët ka gjetur rastin edhe ta propozojë për martesë, por ajo e ka refuzuar me ‘lezet’. Nuk dihet nëse propozimi i është bërë vërtetë por të paktën kështu ka shkruar ‘Dona’.

“…dhe pastaj erdhi policia! Une hoqa skafandren dhe i thash: Para se te me arrestoni me beni nje xhiro! Njeri nga policat qeshi dhe me tha: Do martohesh me mua?
Me vjen keq i thash! I only date criminals! Dhe ja futa vrapit!”, ka shkruar ajo në profilin e Facebook-ut.

gbjdsmfg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura