VIDEO/ Doli në konferencë për koronavirusin, Vuçiç nuk ndalonte së kollituri. Gazetarët bëhen merak, por ja çfarë përgjigje marrin

Mar 12, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë Serbia raportoi rastin e parë të të prekurit nga koronavirusi. Masat e marra me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit nxorën të enjten në një konferencë për shtyp Presidentin Aleksandër Vuçiç i cili në një moment u kollit, por e shfrytëzoi për të sqaruar se nuk kishte asgjë.

Ai i ftoi gazetarët e pranishëm që nisën të shihnin njëri-tjetrin, për të kuptuar çfarë po ndodh me Presidentin, të mos bëhen merak sepse shkaku i kollës nuk ishte koronavirusi, por një ngacmim në fyt.

Teksa dëgjonte pyetjet e gazetarëve, Vuçiç piu pak ujë dhe më pas nuk ndalej së kollituri.

Pasi u qetësua, Vuçiç u tha gazetarëve:

“Unë vetëm u kollita, por mos u shqetësoni, nuk është koronavirusi. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus, por nuk është. Nuk bie rrufeja në hithra” tha ai.

Serbia ka konfirmuar deri mëngjesin e 12 marsit se në vend janë 19 persona të prekur nga koronavirusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura