Video/ “Do nxjerr armën dhe ta fus plumbin në gojë o b*th*…”, rrahje masive në mes të Tiranës së sy të policisë

Sep 20, 2017 | 12:50
SHPËRNDAJE

Një skandal ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë pranë zonës së Kombinatit. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje një person që drejtonte një automjet tip Volkswagen Golf IV ka goditur një taksi.

Menjëherë pas kësaj drejtuesit përkatës kanë lluar të konfrontohen rëndë me fjalë me njëri-tjetrin. Por ajo që të bën mjaft çudi është fakti se të pranishëm në vendngjarje ndodhen dy efektivë të policisë së shtetit të cilët në mënyrë të pashpjegueshme dhe skandaloze nuk kryejnë asnjë veprim për neutralizimin e situatës. Njëri nga personat i cili mendohet të jetë drejtuesi i automjetit Golf IV duket se është mjaft i dhunshëm. Ai madje kërcënon rëndë drejtuesin tjetër, por jo vetëm kaq. Ai ofendon edhe vetë policët madje nuk ngurron t’i godasë edhe me grushta. E megjithatë duket se policët nuk dinë të reagojnë. Në vijim video të cilën ju ftojmë ta gjykoni vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura